Gjatë turit të tij në SHBA presidenti kinez Xi Jiping u takua edhe me liderët e industrisë së teknologjisë. Pas takimit dhe bisedës me ta, presidenti bëri dhe foton zyrtare, por.. dikush mungon.

Mark Zuckerberg i Facebook është i pranishëm, bashkë me administratorin e Microsoft, Satya Nadella, të Apple, Tim Cook dhe të Amazon, Jeff Bezos. Vihet re mungesa e administratorit të Google, Sundar Pichai. Google vazhdon të jetë i bllokuar në Kinë pas refuzimit të censurimit të rezultatit të kërkimeve më 2010, edhe pse Facebook gjithashtu iu kërkua censura, por Zuckerberg ishte i pranishëm.

Top Channel