Pas prezantimit më 9 shtator në San Francisco nis shitja në 12 vende e iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. Kompania pret një përgjigje të tregut kinez, që këtë vit është përfshirë në raundin e parë të shitjeve, dhe që mund të rrisë shifrat e shitjeve në krahasim me vitet e tjera.

Sipas faqes ‘9To5Mac”, Apple ka mbaruar pjesën e telefonëve që do të shiteshin online që në 12 shtator. Krahas Kinës, iPhone-ët e rinj do të shiten në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, Hong Kong, Zelanda e Re, Puerto Rico, Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori.

Në pritje të provës së tregut, telefonët e Apple kanë kaluar testin e ekspertëve, të impresionuar nga funksioni 3D Touch, një program që i përgjigjet komandave të ndryshme, sipas presionit që ushtrohet mbi ekran.

Top Channel