Cilat aplikacione përdorni për të përmirësuar humorin tuaj? Teknologjia mund t’ju ndihmojë të gjeni një stil jete të përditshme pozitive, për të pasur energji, organizim dhe relaks. Falë aplikacioneve të ndryshme në smartphone edhe për të medituar mund të bëhet e lehtë një takim i përditshëm.

Ja disa aplikacione që ju ndihmojnë të buzëqeshni, qetësoheni, të jetoni më mirë… çdo ditë.

Zgjohu
Pindolo është një aplikacion që ju zgjon me këngë, duke ju dhënë energji për të gjithë ditën. Ai është i disponueshëm në Apple Store, dhe mund të dëgjoni falas pesë këngë, të lexoni diçka apo të zbuloni se kush ka lindur në këtë ditë. Si alternativë e saj provoni Smile Clock, e disponueshme në Play Store, zilja që fiket nëpërmjet njohjes së fytyrës.

Medito
Smiling Mind, i disponueshëm dhe në Apple Store dhe Play Store, të ofron shumë leksione të vogla që të duhen si një shtysë për të mësuar të meditosh. Ajo është e përshtatshme për të gjitha moshat, që nga fëmijët 7-11 vjeç, edhe për të rriturit. Eksperimentoni teknikat e frymëmarrjes, ndiqni ushtrimet dhe rrisni përqëndrimin, duke qetësuar mendjen.

Dëgjo
Aplikacioni ProMood, i disponueshëm në pajisjet e Apple, të pyet si je në momente të ndryshme të ditës, duke mbledhur të dhënat dhe duke krijuar një bilanc të gjendjes shpirtërore ditë pas dite. Një trajner emotiv në formatin tech që ju pyet pikërisht për emocionet e thella. Edhe momentet e zemërimit apo trishtimit kur shprehen lirisht të japin një frymëzim të rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë për të ndryshuar cilësinë e jetës.

Merr frymë
Një frymëmarrje e rregullt është hapi i parë për të jetuar mirë dhe për të përballuar momentet e tensionit me më shumë energji dhe më pak ankth. I pranishëm në Google Play Store dhe iTunes, Breathe Well të ndihmon të marrësh frymë duke luftuar stresin dhe falë një trajnimi i frymëzuar nga parimet bazë të meditimit bashkë me teknikat që favorizojnë relaksimin.

Luaj
Me Zen Garden, të pranishëm në iOS dhe Android, kultivo një kopësht Zen dhe krijo një kënd virtual ku të lësh mendjen të lirë. Imagjino në rërë, me gurë të vegjël, ngjyra të qeta për ti dhënë jetë një bote fantazie dhe imagjinate. Nëse rreth teje ka ankth dhe nervozizëm? Arratisu në pyll me aplikacionin Zërat e natyrës.

Bëj një pushim
Insight Times është i pranishëm në iTunes dhe Google Play Store, dhe të ndihmon të kalosh kohën tënde të pushimit me tinguj që mund t’i përdorësh si shoqëruese për meditim, apo për relaks. Mësohuni t’i kushtoni pak vëmendje vetes tuaj çdo ditë, teknologjia inteligjente ju ndihmon të jetoni pak më shumë humor të mirë.

Top Channel