Google i jep fund mesazheve të postës së padëshiruar. Në Gmail, në fakt, tashmë është e mundur të bllokosh përdoruesin për të mos parë më e-mailet e tij, që do të përfundojnë direkt në dosjen Spam.

Mjafton të hapësh menunë, dhe opsioni “Blloko” do të shfaqet mes mundësive. Kjo e re ka të bëjë me versionin web të Gmail, dhe nga java e ardhshme do të jetë e mundur dhe për pajisjes Android. Në platformën e robotit jeshil do të publikohet edhe mundësia për t’u fshirë nga një listë emailesh vetëm me dy klikime.

Top Channel