Google i dedikon një doodle ekuinoksit të vjeshtës. Gjatë vitit ndodhin dy të tillë, dhe në këtë ditë, dita dhe nata janë të barabarta.

Ekuinokset janë gati 6 muaj diferencë nga njëra-tjetra, në mars që shënon fundin e dimrit, dhe fillimin e pranverës. I dyti është në shtator, që shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës.

E kundërta ndodh në hemisferën jugore, ku vjeshta hyn në ekuinoksin e marsit dhe pranvera në atë të shtatorit.

Top Channel