Skype, programi për telefonata përmes internetit që një ditë më parë ishe jashtë shërbimit në të gjithë botën, tashmë iu rikthye funksionimit. Kompania bën të ditur në blogune saj lajmin rreth orës 03.00 të mëngjesit të së martës.

Skype bën të ditur se të gjitha shërbimet e saj “janë rregulluar plotësisht”. Një problem teknik mëngjesin e të hënës nuk i ka dhënë mundësi përdoruesve të Skype, në të gjithë botën për të përdorur shërbimin për telefonata.

Pasditen e 21 shtatorit, shoqëria, e blerë nga Microsoft në 2011 për 8.5 milionë dollarë bëri të ditur se kishte probleme me rrjetin. Ky problem u ngrit në Twitter me hashtagun #skypedown me qindra postime nga vende të ndryshme nga Britania e Madhe dhe Australia, deri në Turqi, Tajlandë e Japoni.

Top Channel