Një Google i rremë në favor të refugjatëve

22/09/2015 11:15

Një faqe e njëjtë me atë të Google, por në vend që të në japë kërkimet në internet, na premton të parashikojë të ardhmen. Kjo është gjetja e sitit betagoogle.com, e regjistruar në Hollandë dhe ka si qëllim të sensibilizojë përdoruesit për refugjatët.

Nëse përdoruesi shkruan në fashën e kërkimit, në të shfaqen automatikisht pesë pyetje tipike të emigrantëve. Për shembull, “Do bashkohem me familjen time?”. Më pas Google i rremë lidhet me faqen e Komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët për të bërë donacione.

Pas një faqe të parë në stilin e Google, Betagoole, që nuk ka lidhje me motorin e kërkimit, tregon një faqe ku ideatorët anonimë pranojnë se nuk mund të parashikojnë të ardhmen, por se “60 milionë refugjatë pyesin çdo ditë nëse do të kenë një të ardhme”.

Top Channel