Ekspertët pakistanezë kanë krijuar një rrjet telefonik portabël me fuqi diellore për t’u përdorur në raste katastrofash si përmbytje apo tërmete, kur rrjeti i zakonshëm i komunikimit shpesh shkatërrohet.

Ekspertët në Universitetin e Teknologjisë së Informacionit në Lahore të Pakistanit, bashkë me një skuadër nga Universiteti i Kalifornisë kanë krijuar prototipin “Rescue Base Station” (RBS) për Pakistanin, sistemi i parë i telekomit të emergjencës në vend që do të punojë në telefonat normalë.

“Kur RBS instalohet në një zonë katastrofe, njerëzit automatikisht marrin sinjale në telefonat e tyre. Në mënyrë manuale ata mund ta zgjedhin për të bërë telefonata, të dërgojnë mesazhe, apo edhe të lundrojnë falas në internet”, thotë Umar Saif, zv. Këshilltari i ITU, dhe këshilltari i projektit.

RBS është një kuti e zakonshme kompakte dhe e lehtë, me një antenë, një amplifikator sinjali dhe një bateri, që mund të merret lehtësisht me vete, apo dhe të instalohet në helikopterë në zona të vështira ku ndodhin katastrofa. Ai ka një panel solar për të ushqyer baterinë, që të punojë dhe në vende ku nuk ka energji elektrike.

Një alternativë e tillë komunikimi mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve gjatë katastrofave duke lidhur të mbijetuarit me ekipet e shpëtimit apo zyrtarët e qeverisë.

Top Channel