BlaBlaCar është një realitet botëror në fushën e autostop-it, me “prenotim” online, dhe ndarje të shpenzimeve. Sot, me 200 milionë dollarë investim nga Insight Venture Partners dhe Lead Edge Capital, me pjesëmarrjene Vostok New Ventures, grupi francez tenton të shpërndahet dhe më tej.

Financimi, në fakt, është mbledhur për të mbështetur rritjen e shërbimit në tregun tashmë të konsoliduar. BlaBlaCar ka si synim edhe tregjet e reja në Azi, Brazil dhe Amerikën Latine.

“Me këto investime të reja do rritet shoqëria si në vende të reja edhe në tregje ku jemi tashmë, dhe mund të vazhdojmë të ndërtojmë komunitetin më të madh të transportit në botë”, ka thënë Nicolas Brusson, një prej themeluesve Blablacar që ka më shumë se 19 milionë përdorues në 19 vende. Falë financimit të parë, në një vit progrmai francez ka shtrirë aktivitetin e tij në tre kontinente dhe tre vende të reja.

Top Channel