Së shpejti, Siri do të njoh përdoruesin e celularit përmes zërit. Raportet e fundit tregojnë se Apple është duke punuar shumë që të përmirësojë asistentin virtual.

Përdoruesit e iPhone 6S dhe 6S Plus së shpejti mund të aktivizojnë Siri-n thjesht duke thënë “Hej Siri” dhe pa shtypur ndonjë komand tjetër, por mjafton që celulari i tyre të jetë diku afër.

Aktualisht, kjo mundësi aktivizimi i Siri-t egziston edhe në iPhone 6 dhe 6 Plus, por është i lejuar vetëm kur është në karikim.

Sistemi iOS 9 ka përfshirë një tipar të ri që e ndihmon Siri-n të njoh zërin tuaj në momentin kur ju thuani “Hej Siri”.

Top Channel