Rivaliteti mes Apple dhe Samsung tashmë nuk është ndonjë gjë e re dhe kompanitë mezi presin ndonjë lëshim të njëra tjetrës për të bërë ironi dhe për të fituar pikë për vete.

Të mërkurën Apple prezantoi telefonin më të ri iPhone, por edhe disa pajisje të tjera. Pa humbur shumë kohë, Samsung bëri një ironi në Twitter, edhe pse pa përmendur emrin e pajisjes apo kompanisë.

Në të vërtetë, Samsung bëri ironi me lapsin e Apple, pasi kompania jug-koreane tashmë e ka pjesë të saj prej vitesh në pajisjet Note, duke shkruar në rrjetin social se lapsi S-Pen iu “tingëllonte si një gjë familjare”.

Megjithatë, Samsung nuk ka qenë e vetmja që ka ironizuar Apple, pasi Sony ka qenë edhe më i drejtpërdrejt kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë e baterisë, një pikë e dobët kjo për telefonat iPhone, por që Apple pretendon se e ka zgjidhur. Ata kishin zgjedhur ta godasin Apple duke pyetur asistentin virtual të kompanisë amerikanë për këtë gjë.

Ndërsa, në një video tjetër, Sony gjithashtu ironizon me kamerën e telefonit iPhone, për të cilën pretendohet se ka një cilësi të lartë me 12 megapiksel, por Sony ka garantuar se Xperia Z5 ka kamerë më cilësore me 23 megapiksel, ndërsa edhe bateria është më jetëgjatë.

Top Channel