Sistemi i ri operativ për iPhone dhe iPad, iOS 9, do të jetë i disponueshëm më 16 shtator, por disa të reja të tij tashmë janë publikuar.

Apple në fakt ka prezantuar versionin beta të iOS 9.1 që sjell disa të reja. Krahas Apple Pencil, Smart Keyboard dhe prekja 3D e iPhone-ve të rinj sjell edhe emoji të ndryshëm. Ikona me shprehi të reja, ikona ushqimesh e madje dhe ajo e “gishtit të mesit”.

Emoji të reja janë ato të krijuara nga konsorciumi Unicode, që merret me modifikimin e karaktereve të përdorura për shkrimin në çdo vend dhe çdo program. Janë fytyrat budalla, i menduar, me kokëposhtë, me ethe dhe gojë të mbyllur. Krahas tyre, të reja janë shishja e shampanjës e sapohapur, njëbrirëshi, djathi dhe kokoshkat, tako, burrito dhe hotdog.

Top Channel