Kur flitet për privatësinë e përdoruesve, gjigantët e teknologjisë nuk tolerojnë. Apple, Microsoft dhe Google kanë bashkuar forcat për t’iu kundërvënë një kërkesë të FBI-së që synon të ketë akses në bisedat mes përdoruesve të rrjeteve sociale, postës elektronike dhe mjeteve të tjera të komunikimit online.

Sipas “New York Times”, bëhet fjalë për një përplasje të mirëfilltë mes gjigantëve të teknologjisë së fjalës së fundit dhe qeverisë amerikane. Nga njëra anë qëndron qeveria amerikane, e vetëdijshme se ky informacion mund t’i sigurojë një dorë të mirë të dhënash në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar dhe përballë qëndrojnë kompanitë që nuk tolerojnë nga e drejta për të mbrojtur privatësinë e konsumatorëve.

Gjithçka, shkruan “New York Times”, bëhet akoma më e nxehtë në epokën e “Datagate”, skandalit të përgjimeve i bërë publik nga Wikileaks e Edward Snowden.

Sipas gazetës njujorkeze, e para që ka kundërshtuar kategorikisht kërkesën e FBI-së ka qenë Apple dhe më pas edhe Google dhe Microsoft.

“Apple nuk ka ndërmend që të dëshifrojë mesazhet e shkëmbyera përmes shërbimeve iMessag dhe Facetime”, shkruan Apple në faqen e vet zyrtare.

Pas këtyre refuzimeve, FBI i është drejtuar gjykatës e cila do të vendosë për këtë kërkesë.

Top Channel