Amazon nuk do të shesë më telefonin Fire

10/09/2015 12:40

Shitësi online Amazon nuk do të shesë më smartphone-in Fire, vetëm 15 muaj pas prezantimit të tij. Sipas faqes së vetë të internetit, të dyja modelet, 32G dhe 64G nuk janë më të vlefshme për t’u shitur.

Lajmi vjen pas raportimeve të kompanisë amerikane se telefoni nuk po pëlqehej nga konsumatori. Amazon nuk e ka komentuar ende ndërprerjen e shitjeve. Telefoni Fire u preznatua në qershor të 2014, dhe ishte hyrja e parë e Amazon në tregun e smartphone-ëve. Madje për shkak të rënies drastike të çmimeve, në shtator Amazon përgjysmoi çmimin e tij.

Top Channel