Prej kohësh WhatsApp ka hedhur në treg shërbimin ëeb, një shërbim që së fundmi u ofrohet edhe përdoruesve të aplikacionit që kanë iPhone.

Por hakerat kanë përfituar nga kjo risi e WhatsApp për të gjetur një “rrugë” përmes të cilës hakerojnë të gjitha kontaktet e viktimës së tyre duke i bllokuar ato në këmbim të një pagese të caktuar.

Aktualisht janë mbi 900 milionë përdorues të aplikacionit, nga të cilët 200 milionë përdorues të rregullt të WhatsApp Web, që u mundëson përdoruesve të shohin kontaktet dhe bisedat përmes një shfletuesi në kompjuter.

Hakerat përdorin shfletuesin për të shtuar kontakte të rreme. Në momentin që përdoruesi klikon mbi këtë kontakt, atëherë virusi aktivizohet dhe bllokon të dhënat, që më pas mund të zhbllokohen vetëm përmes pagesës së “gjobës” të vendosur nga hakerat.

WhatsApp është vënë në dijeni të këtij “bug”-u dhe këshillon të gjithë përdoruesit që të shkarkojnë versionin e fundit, që përmban edhe një shtojcë sigurie që eliminon rastin në fjalë. 

Top Channel