Në orën e re smart të Sony, që quhet Wena, inteligjenca është zhvendosur tek rripi. Shoqëria japoneze ka nxjerrë në platformën e saj, të destinuar për idetë e reja të punonjësve, një orë me një fushë klasike analoge.

Ndryshe nga oret e tjera smart, tek Wena ripi dridhet, dërgon sinjale të shndrritshme, mban shënime të aktivitetit fizik, të parametrave jetësore dhe bën pagesa.

Ky model është ideuar nga inxhinieri 25-vjeçar, Teppei Tsushima, për t’i dhënë kështu më shumë mundësi zgjedhjeje konsumatorit. Mbledhja e fondeve për të realizuar këtë orë në platformën First Flight ka nisur, dhe vetëm në Japoni, brenda një jave janë mbledhur plot 70 milionë jen, thënë ndryshe 527 mijë euro.

Ora smart ka një kornizë të zakonshme prej çeliku, por është hi-tech, që dërgon njoftime përmes dridhjes dhe ndriçimit LED, dhe ka të integruar sensorë të ndryshëm për çipin Nfc për të bërë pagesa.

“Kam hyrë tek Sony sepse doja të realizoja këtë projekt. Objektivi im është të zgjerojë ofertat e pajisjeve që vishen, përtej orave”, ka thënë Tsushima, i diplomuar vetëm një vit më parë, sipas Wall Stree Journal.

Top Channel