Në një moment të rrallë bashkëpunimi, 7 nga prodhuesit më të mëdhenj të programeve në industrinë e teknologjisë do të krijojnë standardin e brezit të ardhshëm për kodimin dhe çkodimin e transmetimit të videove.

The Alliance for Open Media (AOM, Aleanca për Media të Hapur) përbëhet nga Amazon, Cisco, Google, Intel Corporation, Microsoft, Mozilla dhe Netflix, dhe po punon për mjetet e së ardhmes për të cilat thonë se do të jentë falas dhe me burim të hapur.

Kompani si Netflix dhe Amazon paguajnë miliona dollarë në vit për të marr me licencë për “codec”, që i lejon të transmetojnë dosje mediatike për tu shfaqur në ekranet tona.

Por formatet konkurrese, mungesa e standardeve, beteja mbi patentat kanë krijuar një kaos për kompanitë të cilët do të donin një “codec” të vetëm.

Një “Codec” për të gjithë
“Aleanca e re po punon për kërkesën në rritje në internet për një cilësi të alrtë të videove, audio, pamjeve, dhe transmetimit në çdo lloj pajisje për përdoruesit anë e mbanë botës”, thotë organizata në një deklaratë. Qëllimi kryesor është zhvillimi i një “codec” për brezin e ardhshëm të videove në dy vitet e ardhshme që do të ndërlidhe punën e Thor Project të Cisco, VP9 të Goole dhe VP10, dhe iniciativën Daala të Mozilla. Në këtë mënyrë do të jetë një teknologji e vetme e krijuar për trafikun modern të Web.

Top Channel