Jahjaga, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Tiranë

04/09/2015 14:45

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të zhvillojë javën e ardhshme, më 10 dhe 11 shtator, një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Burime të Top Channel pranë Presidencës kosovare kanë konfirmuar se gjatë qëndrimit në Tiranë, Jahjaga do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Gjithashtu, saktësojnë burimet, Jahjaga do t’u drejtohet me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Më tej gjatë qëndrimit të saj, presidentja kosovare do të vizitojë edhe qytetin e Shkodrës dhe Beratin.

Top Channel