iPhone 6S, kamera e përparme do të jetë 5MP

04/09/2015 00:00

Sa më shumë që afrohet data e prezantimit të telefonit iPhone 6S, aq më tepër shtohen thashethemet në lidhje me karakteristikat e tij.

Eksperti i “KGI Securities”, Ming-Chi Kuo ka thënë se kamera e përparme e iPhone 6S do të jetë 5 megapiksel.

Deri më tani, kamerat e përparme kanë ngecur te 1.2 megapiksel, ndërsa nëse pretendimet e Kuo janë të vërteta, atëherë kjo do të jetë një arritje e madhe për Apple.

Ndërkohë, përmes një programi, në momentin kur ju do të bëni një “selfie” ekrani do të ndriçojë duke bërë që të keni dritë të mjaftueshme për foton tuaj.

Në bazë të raporteve, përmirësimi i cilësisë së kamerës do të jetë ndryshimi më i madh i iPhone 6S me paraardhësin e tij iPhone 6.

Top Channel