Jahjaga: Kosova të strehojë refugjatët sirianë

03/09/2015 00:00

Pas raportimeve në mediat kosovare se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të pranojë refugjatë sirianë, zyra e Presidentes ka sqaruar se Jahjaga ka biseduar për këtë çështje javën e kaluar me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Sipas deklaratës, Jahjaga i ka këruar Abrashit që të shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe kapacitetet nëse Kosova është e gatshme të solidarizohet duke strehuar refugjatët të cilët po ikin nga lufta në Siri.

Presidentja Jahjaga ka kërkuar që të bëhen vlerësimet duke marrë parasysh të gjitha kufizimet si dhe resurset që ka vendi, pas konsultimeve me faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe njëkohësisht duke marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të Kosovës për t’ju dalë në ndihmë refugjatëve.

Top Channel