Astronauti i parë nga Danimarka është nisur në hapësirë në bordin e anijes ruse “Soyuz”, që ka si destinacion stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Andreas Mogensen është pjesë e ekuipazhit prej tre personash ku përfshihet edhe kozmonauti veteran rus Sergei Volkov dhe kazaku i tretë etnik në hapësirë, Aidin Aimbetov.

Një nga detyrat e Mogensen do të jetë testimi i pajisjeve të reja që kanë si qëllim të ndihmojnë astronautët të luftojnë pasojat negative të mungesës së peshës.

Aimbetov ka marrë qumësht pluhur pele dhe djathin tradicional kazak në orbitë, të dyja këto produkte popullore në kulturat nomade të Azisë Qendrore.

Top Channel