Diabeti do të jetë objektivi i parë i Google Life Sciences, departamenti i sapokrijuar i kolosit informatik dedikuar shëndetit. Kompania ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me Sanofi, për të krijuar pajisje që janë në gjendje të monitorojnë dhe të menaxhojnë nivelin e glukozës tek pacientët.

“Bashkëpunimi do të bashkojë kompetencat e Sanofi në trajtimin dhe në pajisjet për sëmundjen me eksperiencën e Google. Kolosi i teknologjisë, në veçanti ka përvojë në trajtimin dhe pajisjet për sëmundjet, me eksperiencën e Google në analizën e të dhënave, dhe në dizenjimin e çipave me konsum të ulët”, thuhet në komunikatë.

Marrëveshja vjen pas asaj me kompaninë Dexcom, e specializuar në pajisjet e vogla për kontrollin e glukozës, ndërsa kompania ka bërë të ditur muaj me parë se ka krijuar një lente kontakti të veçantë, në gjendje për të analizuar vlerat në kohë reale. “Teknologjitë e reja do e bëjnë më të thjeshtë për një mjek të kuptojë kur glukoza në gjakun e pacientit po rritet për ditë me radhë, apo të ofrojë metoda të reja për pacientin për të pasur informacion në kohë reale dhe të rregullojë dietën apo dozën e insulinës”, vijon njoftimi i Google.

Top Channel