A e keni menduar ndonjëherë se sa kohë keni harxhuar në smartphone gjatë pushimeve? Shumë të tjera kanë menduar ta fikin fare, por nuk i kanë rrezistuar tundimit?

Të fikësh telefonin, është si të presësh një dorë
Zgjidhja më e mirë e problemit të përhershëm është të thuash “ fike fare atë dreq telefoni”. Por kjo është më pak e dobishme. Përveçse për të folur me njerëzit, telefoni tashmë  na lidh me botën rreth nesh. Aplikacionet e tij na tregojnë ku jemi, çfarë kemi afër, dhe si të shkosh diku. Sidomos kur ndodhemi në një vend që nuk kemi qënë ndonjëherë, është edhe më e rëndësishme. Por pyetja që shtrohet është, si mund të marrim më të mirat e telefonit ndërsa udhëtojmë, duke shmangur njoftimet, apo gjithçka që ju largon vëmendjen nga relaksi?

Jo mënyra që dëshirojmë, por mënyra që na duhet
Megjithatë, telefoni jonë na ndihmon shumë. Ata ofrojnë mënyrë “Airplane”, shumica kanë një mënyrë të ruajtjes së energjisë, të tjerë kanë dhe mënyrën “Driving”, kur i jep makinës, etj. Nisur nga këto, pse të mos ketë edhe mënyrën “Vacation Mode”.

Kjo mënyrë do të siguronte të njëjtin akses lundrimi për aplikacionet për të gjetur vende, si Google Maps, etj. Por mund të filtronte emailet dhe njoftime të tjera.

Të ketë një opsion që të përditësojë të dhënat nga rrjetet sociale vetëm për miqtë që dëshironi të jeni në kontakt. Gjithashtu do të kalonte në filtër emailet tuaja duke ju njoftuar vetëm për ato shumë të rëndësishme. 

Megjithatë është e diskutueshme se sa mënyra juaj e pushimit duhet të racionojë ndarjen tuaj nga mediat sociale, apo t’ju ndalohet për shembull që të postoni në Tëitter. Kjo ndoshta do të ishte e mërzitshme. Mbetet për t’u parë.

Top Channel