Nëse nuk e pëlqeni pajisjen më të re të Samsung, Galaxy S6 Edge+ atëherë mund të blini Galaxy S6 Edge që është në zbritje për një kohë të limituar.

Pajisjen e Samsung ju mund ta blini në eBay për vetëm 549.99 dollarë, që është edhe çmimi më i ulët që është regjistruar pët këtë lloj telefoni.

Faqet e internetit të specializuara për telefonët smart janë habitur me çmimin e vendosur, dhe duke njohur parametrat e S6 Edge, të gjithë pajtohen në një pikë: Ia vlen të blihet me këtë çmim.

Galaxy S6 Edge është edhe telefoni më popullor i Samsung, kjo edhe për faktin se në këtë pajisje kompania vendosi që në vend të plastikës të përdorë metalin dhe qelqin për strukturën e tij.

Top Channel