Vine sfidon Shazamin, përsa i përket gjetjes së muzikës. Ai ka nxjerrë dy përditësime të shërbimit të tij, që u jep mundësi përdoruesve të punojnë me këngë që do të luhen në vine, dhe tjetri të formojë pjesë të shkurtra prej tyre.

Një zëdhënës i këtij shërbimi tha se në të kaluarën u është dhënë rëndësi “komponentëve vizualë të Vines, por kjo po ndryshon”. “Duke u fokusuar tek ajo se si krijon Vine për ju, mund të bëni krijime të mira, të shpërndani një muzikë të re që bota ta zbulojë”, tha ai.

Vine është një aplikacion që krijon video të shkurtra, të bukura në një mënyrë më të lehtë, por tashmë po fokusohet gjithnjë e më shumë tek muzika.

Top Channel