Përdoruesit e aplikacioneve të Google do ta kenë më të lehtë tashmë të menaxhojnë kalendarin e tyre. Me një përditësim të fundit, Google Calendar do të marrë automatikisht eventet nga Gmail-i, si fluturime, hotele, apo rezervime restoranti, dhe nëse bëni ndryshim plani apo shtyrje orari.

Google thotë se në thelb çdo ngjarje do të zbulohet. Kjo karakteristikë në fakt ka qënë e vlefshme për përdoruesit e Google më herët, por ata që kanë një llogari për punë, zakonisht duhet të presin pak më gjatë për përditësimet e reja.

Google thotë se kalendari i ri do të nisë punën javën që vjen me të gjitha llogaritë në aplikacionet Google, me përjashtim të atyre qeveritare.

Top Channel