Sapo është ndarë nga PayPal, dhe eBay përgatitet për të fikur 20 qirinj me një festë të madhe në zemër të Silicon Valley (shtëpia e firmave të mëdha të teknologjisë, në Kaliforni).

Aventura e shtëpisë së shitjeve online më të famshme në botë, nisi më 3 shtator 1995, me shitjen e një akrepi lazer të prishur, që bleu një koleksionist për më pak se 15 dollarë.

Faqja në fillim quhej Auction Web. U themelua nga programuesi Pierre Omidyar, brenda mureve të shtëpisë së tij në Campbell të Kalifornisë. Ajo është shembull më i shkëlqyer i “ekonomisë së re” i fundit të viteve ’90. Nga një portal shtëpiak për shitje online, eBay u transformua menjëherë në një pulë të artë për Omidyar, dhe për presidentin e parë të shoqërisë, Jeffrey Skoll. Në vitin 1998 ky i fundit me kuotimin në bursë kishte të ardhura me miliona.

Në 20 vjet, portali është rritur në të gjithë botën, duke shtuar edhe gamën e shërbimeve të ofruara, por mbi të gjitha duke u përforcuar në tregun e transaksioneve online me marrjen e sistemit të pagesave PayPal në 2002. Pikërisht ndarja nga ky sistem këto ditët e fundit hap një seri të re sfidash për grupin kalifornian, që sot vlerësohet nga analistët dhe agjencitë e vlerësimit si më i dobët dhe me kapacitet të limituar të ardhurash.

Përvjetori i veçantë i eBay do të festohet me një event gjigant në San Jose më 10 dhe 11 shtator. Përveç konkurrentëve si Amazon apo Alibaba, kompania do të ketë shumë shpejt rivalë dhe gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook.

Top Channel