Për herë të parë në gjithë këto vite, Apple po planifikon të transmetojë ngjarjen e iPhone për përdoruesit e Windows. Një faqe interneti e krijuar për eventin e 9 shtatorit bën të ditur se Apple do të suportojë brouserin Microsoft Edge të kompjuterave Windows 10.

Përdoruesit e Windows duhet të përdorin VLC apo ndonjë tjetër aplikacion të medias për të patur akses në transmetimin e daljes zyrtare të iPhone dhe iPad të Apple.

Apple përdor teknologjinë HTTP Live Streaming (HLS) që është pjesë e QuickTime, Safari, OS X dhe iOS. Ai është një protokoll i implementuar nga Apple dhe i sugjeruar si një standard, por kompanitë e tjera nuk e kanë përdorur gjerësisht. Teksa iTunes për Windows gjithashtu e suporton këtë teknologji, Apple e ka mbajtur gjithmonë këtë transmetim të limituar për Safarin dhe pajisjet e tjera iOS.

Microsoft e ka implementuar HSL si pjesë e brouserit Microsoft Edge, duke lejuar Apple të transmetojë ngjarjen për 75 milionë përdorues të Windows 10.

Top Channel