Pocket, një nga aplikacionet më të mira për të ruajtur informacione që mund t’i lexoni më vonë, ka bërë të ditur se funksioni i saj “rekomandoj”, më herët në versionin Beta, është tashmë i vlefshëm për përdoruesit e Android, iOS dhe internet.

Aplikacioni në përgjithësi është fokusuar në ruajtjen e përmbajtjes që keni gjetur për të lexuar më vonë, por rekomandimet e Pocket e çojnë idenë edhe më tej. Përdoruesit tashmë mund të marrin linqe të historive të kuruara nga gjithë interneti, me Rekomandime të veçanta të lidhura me atë që ata kanë ruajtur.

Qëllimi, sipas Pocket, është që të lëvizni sa më shpejt përmes internetit, mes historive që dëshironi t’i ruani për më vonë. Me disa histori që keni ruajtur, kompania tashmë ka të dhënat që ta bëjnë këtë të mundur. “Me Rekomandimet ne duam të përdorim këtë këndvështrim tuajin për t’ju ndihmuar të shpenzoni kohë me përmbajtje të cilësisë së lartë”, thotë kompania.

Top Channel