Për adhuruesit e qenve, emoji aktualë janë shumë pak për të zgjedhur. Por tashmë një organizatë e madhe bamirësie në Britani ka nxjerrë një kategori të tërë me temë nga qentë, ku janë 23 llojet e qenve më popullorë.

Ato përfshijnë qen si Dachshund dhe Pug, apo Shepherds gjerman dhe raca daneze, madje dhe raca ekzotike Shar-Pei. Kjo kategori, qëe është i vlefshme për iPhone dhe Android, synon të festojë diversitetin e qenve, dhe çdo emoji bazohet në shprehjen e fytyrës së një qeni real që kërkon një strehë në Dogs Trust Centre.

Organizata shpreson që kjo kategori e qenve ti japë mundësi njerëzve të përshkruajnë kafshën e tyre. Dogs Trust ka përdorur të dhënat e saj, duke i kombinuar me figurat e popullatës së qenve, për të zgjedhur racat në këtë kategori emoji.

Ajo dëshiron të shfrytëzojë fuqinë e kësaj gjuhe që po rritet shpejt për të nxjerrë në pah varitetet e racave të qenve. Gjithashtu i jep mundësi pronarëve të qenve apo adhuruesve të tyre të ndajnë dhe të kënaqen me racat e tyre të preferuara me mesazhe me miqtë dhe familjen.

Top Channel