Tendenca e fundit e botës së teknologjisë është përdorimi i aplikacioneve të telefonëve edhe për kompjuterat. Confide, një aplikacion për zhdukjen e mesazheve, ka thënë këtë javë se ofron për përdoruesit e kompjuterave aplikacionet që përdoren për telefonat.

Confide, e cila nxorri aplikacionin e saj në fillim të 2014, tashmë punon edhe për Mac dhe Windows PC. Të gjitha versionet ofrojnë të njëjtat karakteristika bazike, duke i dhënë mundësi kolegëve apo miqve të flasin privatisht me mesazhe që vetëfshihen pasi lexohen.

Mesazhi fillimisht do të shfaqet në të dy aplikacionet, në telefon dhe në kompjuter me një shenjë portokalli. Në telefon, përdoruesi mjafton të vendosë gishtin mbi mesazh për t’u shfaqur. Ndërsa në kompjuter, duhet të vendosë mausin mbi mesazh për të parë gjithë tekstin. Në të dy versionet, teksti do të vetëfshihet pasi mesazhi mbyllet.

“Ju dëshironi të jeni kudo ku është audienca juaj. Përqindja e jetës dixhitale në kompjuter është mjaft domethënëse. Ndërsa për pjesën më të madhe të njerëzve në punë, vazhdon të jetë laptopi”, thotë Jon Brod, bashkëthemelues dhe president i Confide.

Por Brod nuk është i vetmi. Një numër kompanish të tjera që krijojnë aplikacione për telefonë, po i rikthehen edhe kompjuterit, duke përfshirë aplikacionet si WhatsApp dhe Facebook Messenger, lexuesi i lajmeve Flipboard etj.

Top Channel