Ndryshim i rregullave mbi privatësinë, që përfshijnë edhe aksesin, fotot, kontaktet dhe dosjet multimediale, me konsensusin e përdoruesve. Këto janë të rejat që ka publikuar mbi privatësinë Spotify, platforma mjaft popullore e transmetimit të këngëve që tashmë ka mbi 75 milionë përdorues aktivë.

Por këto ndryshime nuk janë pritur mirë nga përdoruesit, që lidhet kryesisht me pjesën e përdorimit të fotove nga një shërbim muzikor. Me tyre është edhe një prej krijuesve të videolojërave Minecraft, Markus Persson. Ai kërkon nga Spotify të mendohet për këto ndryshime, dhe për momentin ka fshirë profilin e tij në këtë platformë.

Administratori i deleguar i Spotify, Daniel Ek shfajësohet: “Duhet t’i kishim komunikuar më mirë rregullat e reja. Ju kërkojmë leje të ndërhyjmë në disa informacione që do t’i përdorim vetëm për të personalizuar përvojën tuaj në Spotify”, ka shpjegur ai në një postim zyrtar.

Aplikacioni mjaft popullor, i lindur në Zvicër, dhe që doli në treg më 2008-n, për momentin ka 75 milionë përdorues, 20 milionë prej të cilëve me pagesë.

Pak javë më parë, Spotify nxori shërbimin e ri të lajmeve dhe podcast, me ambicien për t’u bërë një media e vërtetë.

Top Channel