Jemi në vitin 2015, dhe në emailet apo mesazhet tona përdorim fytyra të vogla njerëzish, që quhen emoji, fytyra të vogla dhe tërheqëse.

Ndoshta nuk jemi shumë të mirë për “emoticon”, që u përdorën për herë të parë në vitin 2001. Disa prej tyre ndoshta nuk i pamë kurrë, dhe më shumë kemi përdorur “emoticon” e buzëqeshjes dhe ngritjes së vetullave.

Por nëse flasim për një të ri? Që nuk e kemi parë kurrë? Edhe pse mendoni se i keni parë të gjitha? Ja ku është!

‘,:)

Çfarë është ai? Një apostrof, një presje, dy pika dhe një kllapë mbyllëse që formojnë një buzëqeshje dyshuese.

Nga e ka prejardhjen? Eshtë gjetur mes komenteve në Tumblr, nuk është në listën e “emoticon” në Wikipedia. Nëse e keni përdorur gjatë kësaj kohe, urime për gjenialitetin tuaj, por jo falenderim që nuk na keni treguar.

Pse na duhet? Përvoja njerëzore përfshin një gamë të gjerë të shprehjes së emocioneve që shpesh përdor edhe shprehjen e fytyrës. E pra, kjo shenjë të tregon atë shprehinë e fytyrës me pyetje dyshuese “Vërtet?!”.

Top Channel