Nëse tableti Galaxy Note Pro me ekran 12 inç nuk mjafton për ju, atëherë Samsung është duke punuar në një pajisje shumë më të madhe.

Kompania besohet se është duke punuar në një tablet Android të madh me ekran 18.4 inç, ka shkruar “Sam Mobile”, që ka nxjerrë edhe në të kaluarën informacione të sakta për produktet e Samsung.

Tableti pritet të quhet “Tahoe” dhe do të ketë rezolucion prej 1920×1080. Kjo pajisje do të ketë 32 GB memorie dhe vend për kartë memorie shtesë.

Po ashtu, do të ketë kamerë 8 megapikselëshe nga mbrapa, ndërsa kamera përpara do të jetë 2.1 megapiskel. Pajisje besohet se do të ketë njërin prej procesorëve 64-bit të Sasmungut, si dhe 2GB RAM.

Me madhësinë që do të ketë kjo pajisje, besohet se do të ketë përdorim vetëm në zyre pune ose në shtëpi, ose do të jetë shumë e përshtatshme për video-konferenca.

Top Channel