Motori më i përdorur i kërkimit në të gjithë botën është shumë i fuqishëm dhe zgjedhjet kombëtare janë aq të tendosura, saqë dhe një algoritëm i fshehtë i Google do të trondiste presidenciale 2016 në SHBA. Kështu thotë psikologu i njohur, Robert Epstein, nga Instituti Amerikan për Kërkime dhe Teknologji.

Në një editorial për Politico.com, Epstein thotë se skuadra e tij e studiuesve kanë parë sjelljen e votuesve të pavendosur që janë më të ekspozuar ndaj manipulimit të rezultateve të kërkimit. Duke shfaqur rezultate që tregojnë një favorizim sado më të lehtë të një kandidati të veçantë, kërkimet zhvendosin opinionin drejt këtij kandidati.

Studimi thotë se, vlerësimi për një kandidat u rrit nga 37 në 63% brenda 15 minutash të sesionit të kërkimit.

Studimi është realizuar në persona anonimë, që përfshinë 4500 votues të pavendosur në SHBA dhe Indi.

Një zëdhënse e Google tha se algoritmi është dizenjuar të nxjerrë “përgjigjet përkatëse” dhe favorizimi i tyre për një person apo një tjetër, “mund të minojë besimin e njerëzve në rezultatet tona dhe kompaninë tonë”.

Epstein thotë se përgjigja e Google është e “pakuptimtë”. “Google mund të manipulojë shumë lehtë zgjedhjet në të gjithë botën, nëse e lexoni këtë”, tha Epstein.

Top Channel