YouTube është duke hapur studio për kreatorët e filmave në Mumbai, Indi, thuhet në një njoftim të kompanisë. Ky qytet është edhe “shtëpia” e Bollywood-it.

Në partneritet me shkollën e filmit indian “Whistling Woods International”, studiot e reja do të vendosen në qendrën produksionit të filmit të Mumbait, “Filmcity”.

Sipas YouTube, këto studio do të krijojnë kushte për të gjithë studentët, në mënyrë që të kenë mundësi ku të shfaqin talentin e tyre. Gjithashtu, do të përdoren për trajnime të ndryshme, evente apo “workshope”.

Studiot që pritet të hapen në Indi do të jenë të shtatat për këtë kompani, pasi disa të ngjashme janër ngritur edhe në Los Anxhelos, Londër, Tokio, Nju Jork, Sao Paulo dhe Berlin.

Top Channel