Google testoi për herë të parë humanoidin e pagëzuar me emrin Atlas. Ai është një robot në gjendje të vrapojë dhe të ruajë ekuilibrin.

Atlas është i gjatë 1.9 metra dhe peshon 150 kilogramë. Videoja e shpërndarë nga Google ngjason më shumë me skenat e filmave fantashkencë, sesa me një realitet. Krijesa metalike ka një hije të rëndë, megjithëse studiuesit e Google thonë se ky humanoid është hapi i parë drejt së ardhmes së kësaj teknologjie.

Ai doli për herë të parë për testim në natyrë, në një terren të pyllëzuar dhe me pengesa.

Shkencëtarët e Boston Dynamics, kompani që është pjesë e Google, thonë se Atlas kaloi me sukses provën. Sensorët e tij për dallimin e pengesave funksionuan, megjithëse duhet ende shumë punë.

Top Channel