Kompjuteri personal në të ardhmen e afërt do të ndizet me një komandë zanore, duke shfrytëzuar një asistent virtual si Cortana e Windows 10, sistemi operativ i sapodalë nga Microsoft.

Kolosi informatik, Intel, sapo ka bërë publike brezin e gjashtë të procesorëve që do të qëndrojë gjithmonë “në linjë” për disa komanda me zë për kompjuterin.

Kjo e re është treguar në një forum të programuesve në San Francisco, sipas blogut Gizmodo, dhe ka të bëjë me procesorët e rinj Intel Skylake. Teknikisht kjo është përfshirë edhe në çipin Core M të vitit të kaluar, por sistemet për të shfrytëzuar këtë mundësi të kompjuterit, si Cortana, nuk ishin lançuar ende. Ky funksion përfshihej edhe në smartphone-in Moto X të Motorolës, falë asistentit “virtual” e zanor të Google Now, por për kompjuter nuk ishte krijuar ende.

Falë integrimit të Cortana në Windows 10 dhe futjes së Windows Hello, që na ndihmon të njihemi në kompjuterit nëpërmjet njohjes së fytyrës dhe gjurmëve, kompjuterët me procesorët e gjeneratës së re të Intel, mund të zhbllokohen me zë dhe siguri, me një prekje gishti.

Top Channel