Nëse ndonjëherë jeni nervozuar, sepse ju është dashur të shkruani një SMS, ndërkohë që duhej të mbanit çadrën pasi binte shi… ja ku merr fund edhe ky problem.

Një kompani koreano-jugore, “Kt design” ka krijuar çadrën “Phone-brella” që ju ndihmon shumë në raste të tilla.

Kjo çadër ka mbajtëse në formë të shkronjës “c”, që ju mundëson ju të shkruani SMS ose të bëni ndonjë veprim tjetër në telefonin tuaj, pa u penguar nga çadra.

Ju nuk keni nevojë ta mbani çadrën me dorën tuaj, siç bëni zakonisht, pasi falë formës së saj, ju atë e mbani me krahë, ndërsa e mbështesni për trupin tuaj.

Ka 5 lloje me pesë ngjyra të ndryshme të “Phone-brella”-s.

Top Channel