Microsoft nxorri versionin final të Windows 10 muajin e kaluar, por kompania po përgatit një paketë përditësimesh për sistemin operativ. Windows Insiders, testuesit e Windows, do të kenë tashmë aksesin në një projekt paraprak të përditësimit të Windows 10, me disa ndryshime të vogla për të marrë reagimet e tyre.

Microsoft thotë se ka marr një sërë reagimesh lidhur me opsionet e ngjyrave të sistemit dhe kompania është duke testuar një paketë të re.

Sipas “The Verge”, Microsoft po teston gjithashtu përmirësimin e memories për Windows 10, që ndihmon në reduktimin e sasisë së memories të përdorur për një proces duke bërë që sistemi operativ të ketë më shumë aplikacione në memorien e përkohshme.

Teksa po testohen dhe karakteristika të tjera, Microsoft paralajmëron se disa viruse janë futur në versionin e fundit të testimit. Hotspotet mobile nuk punojnë me këtë version dhe një përditësim i aplikacionit Movie & TV do të kërkojë të rregulloni disa çështje me shfaqjen e videove.

Microsoft planifikon të testojë dhe disa shtesa në Microsoft Edge dhe aplikacionin e ri të mesazheve në rregullimet e Windows 10 në javët e ardhshme.

Top Channel