Shumë raporte janë cituar nëpër mediat e specializuara për teknologji se telefoni iPhone i ri do të jetë edhe më nje ngjyrë tjetër, përveç grisë, ngjyrës së zezë e ari.

Ngjyra e re, më e përfolur për iPhone 6S, është roza. Disa uebsajte kineze kanë nxituar të publikojnë disa foto, ku shihen disa telefona iPhone me këtë ngjyrë.

Telefonat në foto ngjajnë shumë me iPhone 6, prandaj ka dyshime nëse mund të jenë të vërtetë.

Mark Gurman, një i specializuar në fushën e teknologjisë dhe njëri nga njohësit më të mirë të produkteve të kompanisë Apple, ishte i pari që deklaroi se fotot nuk paraqesin telefonat iPhone 6S.

Sipas tij, të njëjtat foto i ka parë edhe muajin mars, por vetëm tani janë shpërndarë masivisht.

Apple pritet që në shtator të publikojë telefonin e ri iPhone dhe deri atëherë na mbetet vetëm të presim, për të parë nëse do të kemi vërtetë një iPhonë rozë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel