Gati gjysma e përdoruesve të Apple Music nuk e përdorin më shërbimin e muzikës streaming, që është ende në fazën e provës falas. Sipas një sondazhi të MusicWatch, realizuar në SHBA me 5 mijë përdorues, bëhet fjalë për afërsisht 48% të përdoruesve.

61% e kampionit të përdorur në këtë sontazh kanë çaktivizuar përditësimin automatik për të mos paguar abonimin në përfundim të periudhës së provës, më 30 shtator. Gati 2/3 që përdor ende këtë shërbim kanë thënë se do të paguajnë këtë shërbim në të ardhmen.

I publikuar më 30 qershor, Apple Music pati 11 milionë përdorues pak javë më parë, sipas zv.presidentit të kompanisë, Eddy Cue.
 
Sipas sondazhit, ata që dëgjojnë ende muzikën e Apple, janë vetëm 11% të përdoruesve të iOS, sistemi operativ i iPhone dhe iPad.

“40% e përdoruesve të iOS shkarkojnë muzikë me pagesë në iTunes, për këtë arsye përhapja e Apple Music mund të jetë pak më e vakët”, vëren Russ Crupnick, menaxheri partner i MusicWatch, sipas të cilit, “ky është disavantazhi i hyrjes në një treg ku ekzistojnë shërbime shumë të mira”.

Mes tyre, më i përdoruri është Spotify, që numëron 20 milionë përdorues me pagesë dhe 50 milionë që kanë zgjedhur versionin gratis, të financuar nga reklamat. Në bazë të studimeve, ata që përdorin Apple Music janë 28% e atyre që kanë një abonim në Spotify.

Top Channel