Videot muzikore online tashmë do të kenë edhe vlerësimin për moshën që lejohet t’i shohin, njësoj si filmat, sipas një projekti të qeverisë britanike.

Sony Music, Universal Music, Warner Music do të dërgojnë videot e tyre në British Board of Film Classification (Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmave), para se t’i publikojnë ato në YouTube dhe Vevo.

Nga 132 video që i janë dërguar këtij Bordi, 56 janë vlerësuar për moshën mbi 12 vjeç dhe 53 të tjerë për moshat mbi 15 vjeç. Vetëm një video u vlerësua për moshën mbi 18 vjeç, Dizzee Rascal’s Couple of Stack. Kjo e fundit është cilësuar me përmbajtje të lartë dhune të fortë, të përgjakshme dhe një gjuhë jo të përshtatshme.

Ky vlerësim moshe do të aplikohet vetëm për videot muzikore që prodhohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Artistë ndërkombëtarë, të cilët kanë prodhuar video kontroverse, si Rihanna me “Better Have My Money”, nuk do të preken nga ky ligj. Qeveria thotë se kjo skemë synon “të mbrojë fëmijët që të mos shohin video të papërshtatshme në internet”. Videot që kanë marrë vlerësimin mbi 18 vjeç nuk do të shfaqen automatikisht në faqen e internetit.

Ndryshe nga filmat, nuk do të shfaqet një sfond i zi ku tregon moshën e lejuar, por Vevo dhe YouTube do të japin këtë informacion në faqen e tyre. Kjo nismë britanike ka marrë Po-të dhe Jo-të e veta nga këngëtarët e famshëm, por pjesa më e madhe e tyre e mbështesin.

Top Channel