Google është duke planifikuar që vitin e ardhshëm të fillojë Projektin Ara për telefonët smart në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është dhënë nga vetë kompania, përmes disa postimeve në Twitter.

Ideja e Projektit Ara është që të krijoni një telefon smart sipas dëshirës suaj. Ju mund të blini ose t’i këmbeni pjesët e telefonit veç e veç, në vend që të shpenzoni para çdo vit duke blerë një telefon të ri.

Për ta qartësuar akoma më shumë, ju mund të blini baterinë e telefonit, kamerën, mikrofonin ose ekranin, të gjitha veç e veç.

Në janar, u tha se Projekti Ara do të fillojë të testohet në Porto Riko, por këto plane duket se janë anuluar, pasi projekti do të fillojë në SHBA.

Top Channel