“M” e versionit të ri të Android do të thotë: Marshmallow (ëmbëlsirat e vogla si xhelatinë). Përditësimi i Android që do të dalë këtë vjeshtë është prezantuar më herët në një konferencë të kompanisë, në muajin maj.

Por Google nuk dha emrin e plotë të këtij programi, ndërsa sipas “The Verge”, tashmë është e sigurt që ky do të jetë emri.

Android Marshmallow ka një qasje të thjeshtë, duke i lejuar përdoruesit të kontrollojnë se në cilët aplikacione të kenë akses.

Qarkullojnë zëra se Google po punon mbi dy versione të reja të telefonit smart Nexus, versione që do të kenë si sistem operativ Android Marshmallow, një nga Huawei dhe një nga LG. Android M pason Android 5.0 Lollipop, i cili solli mjaft ndryshime vitin e kaluar.

Top Channel