Plan për ndërtimin e një godine 20 km të lartë

17/08/2015 00:00

Plani për ndërtimin e një godine 20 kilometra të lartë kanë marrë dritën jeshile.

Projekti i takon Thoth Technology që planifikon ndërtimin e një godine që do të jetë 20 herë më shumë se ndërtesa më e lartë se Burj Khalifa e Dubait, që mban sot vendin e parë si ndërtesa më e lartë.

Por nuk bëhet fjalë për një ndërtesë me funksionin tradicional, por për një platformë që do të shërbejë si një stacion për ngjitjen dhe zbritjen e astronautëve.

Ndërtesa do të ngrihet në Kanada dhe Thoth Technology po studion mundësinë që platforma të shërbejë edhe si një stacion furnizimi për astronautët dhe anijet hapësinore.

Brendan Quine, shpikësi i ashensorit hapësinor thotë anijet kozmike mund të nisen nga kjo platformë në 20 kilometra lartësi përmes një faze të vetme, duke reduktuar me 30 përqind karburantit që nevojitet me fluturimet aktuale.

FOTO GALERI
1/1
Diferenca e lartësisë mes kullës së planifikuar me Malin Everest dhe ndërtesën më të lartë sot

Top Channel