Kompania e orëve luksoze, Nico Gerard ka prodhuar një orë të dyfishtë, duke formuar një byzylyk, i cili ka bërë bashkë një orë tradicionale dhe një Apple Watch.

“Ne nuk do të japim orën tonë luksoze zvicerane për Apple Watch, por ajo ka një sërë të mirash teknologjike”, ka shpjeguar presidenti i kompanisë, Adam Pluemer.

Duke mbajtur Apple Watch në dorë siguron një privatësi shtesë kur lexon mesazhet, shtoi ai. Por, shkruan “Mashable”, funksionimi i saj është pak i dyshimtë. Pikë së pari, ajo nuk është e mbrojtur nga gërvishtjes, gjatë lëvizjes së dorës. Kompania Nico Gerard nuk është një emër shumë i njohur, por premton një orë tërësisht zvicerane me lëvizje automatike. Karakteristika të tjera të kësaj ore janë treguesi i orës, rezisten ndaj ujit deri në 100 metra thellësi.

Top Channel