Operacionet antikanabis, asgjësohen 1903 rrënjë në Delvinë

16/08/2015 00:00

Operacionet antikanabis të Policisë vijojnë në mbarë vendin, ndërkohë që nga Policia e Vlorës raportohet të jenë zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me 1903 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis në fshatin Vergo të Delvinës.

Bimët kanë qenë të mbjella në afërsi të malit Sopot, në vendin e quajtur “Pigalle” të të njëjtit fshat, në mes të një zone të pyllëzuar, teksa lartësia e tyre varionte nga 120 cm në 180 cm. Lënda narkotike është asgjësuar me djegie.

Policia e Vlorës vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve kultivues të kësaj sasie hashashi.

Top Channel