Apple është në linjë me kompanitë e tjera tekonologjike të cilat punësojnë kryesisht meshkuj të bardhë, por po bën përpjekje që të ketë sa më shumë barazi.

Në raportin e diversitetit për vitin 2015 (qershor 2014-qershor 2015) thuhet se kompania ka bërë përpjekje që të punësojë sa më shumë femra dhe nga të tjerë nga komuniteti pakicë se një vit paraprak.

Në këtë raport, krahasuar me vitin 2014, kompania ka punësuar 66% më shumë hispanikë dhe 50% më shumë njerëz më ngjyrë në SHBA.

Në terma të përgjithshëm, Apple ka të punësuar 31% femra, pasi gjatë periudhës qershor 2014-qershor 2015 kanë punësuar rreth 11 mijë të tilla. Ndërkohë, pjesa tjetër, 69% përbëhet nga meshkujt.

Rreth 54% e këtyre punonjësve janë të bardhë. Në total, Apple ka 114 mijë të punësuar, duke rritur shifrën me një mijë të punësuar nga viti paraprak.

Top Channel