Gjiganti i programimit Oracle pritet të nisë një betejë ligjore kundër sistemit operativ Android të Google. Oracle pretendon se Android përdor një sërë kodesh nga gjuha e programimit e Java-s që e ka vetë Oracle.

Oracle ka paraqitur dokumentet gjyqësore që përfshijnë gjashtë versionet e fundit të Android, në ankesën e tij kundër Google. Këto versione kanë dalë gjatë kohës që zhvillohej një çështje gjyqësore në një gjykatë amerikane.

Në dokumentet gjyqësore, Oracle thotë se suksesi i vazhdueshëm i Android do të “shkatërronte” interesin mbi Java-n. “Dominimi i përhapur” se Android ka patur një sërë arritesh në tregun e telefonëve celularë, ka sjellë dëm të pakthyeshëm në tregun potencial të Java-s, – pretendon Oracle. “Ky sukses është bazuar në përdorimin e 37 paketave të Java-s, pa leje”, argumenton më tej kompania.

Top Channel